E fundit/ Ndryshon perseri cmimi i naftes, ja sa do te blihet nga dita e some

Bordi i Transparencës publikoi çmimet e reja të karburanteve që hyjnë në fuqi nga ora 18:00 e ditës së sotme.

ÇMIMI I SHITJES ME PAKICË I NAFTËS DO TË JETË 255 LEKË/LITRI, NDËRSA I SHITJES ME SHUMICË 243 LEKË/LITËR.

ÇMIMI I SHITJES ME PAKICË I BENZINËS DO TË JETË 242 LEKË/LITRI, NDËRSA I SHITJES ME SHUMICË 230 LEKË/LITËR.

ÇMIMI I SHITJES ME PAKICË I GAZIT DO TË JETË 83 LEKË/LITRI ME PAKICË DHE I SHITJES ME SHUMICË 71 LEKË/LITËR PËR AUTOMJETET.

“Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtij vendimi. Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit. Jemi në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së bursave, me qëllim reagimin sa më të shpejtë”, thuhet në njoftimin e Bordit të Transparencës.