Home TE NDRYSHME E fundit/ BE-ja konfirmon hapjen e kufijve për Ballkanin duke filluar nga...

E fundit/ BE-ja konfirmon hapjen e kufijve për Ballkanin duke filluar nga kjo datë

111
0

Komisioni Evropian ka konfirmuar zyrtarisht se kufizimet për hyrje në BE, të cialt ishin caktuar deri me 15 qershor, do të vazhdojnë te shtyhen për vendete Ballkanit perëndimor edhe dy javë me pas por do të duhej të hiqen prej 1 korrikut.

Komisioni ka propozuar që për vendet tjera kufizimet të vazhdohen nëse është e nevojshme dhe ka ber te ditur se heqja e tyre do të jetë sipas situatës epidemiologjike te atyre vendeve dhe bazuar në kapacitetet e testimit dhe vëzhgimit të lëvizjes te të infektuarve madje edhe si levizje reciproke nëse ato vende vetë kanë kufizime për lëvizjen e shtetasve të BE-së.

“Situata epidemiologjike e tyre është e ngjashme apo edhe më e mirë sesa në BE”, thuhet në komunikatën e Komisionit evropian me të cilën arsyetohet rekomandimi për heqjen e kufizimit të hyrjes së shtetasve të huaj në BE për vendet e Ballkanit perëndimorë.

Në ndryshim nga vendet e tjera te rajonit, ne rastin e Kosovës, për të cilin vlen regjimi i vizave sepse nuk ka liberalizim të tyre, është i rëndësishëm edhe rekomandimi i Komisionit evropian drejtuar shteteve anëtare që rifillojnë edhe me procedurat për dhënien e vizave. Këtu theksohet se procedurat per aplikim vize do të duhej të zhvillohen duke shtuar masat e parandalimit të përhapjes, duke ruajtur distancën, dhe inkurajimin e aplikimeve online apo përmes postës.

Te gjitha rekomandimet KE i jep per vendet e BE dhe i le secilit shtet vendimarrjen e vet qe te shoh sipas situates e te vendosi