Një burrë i shpallur i pajete nga një spital u gjet i gjallë dhe duke marrë frymë në një çantë trupi pak pasi e nxorën nga frigoriferi i një morgu, në pritje për ta varrosur.
Ai doli gjallë që andej, por qëndrimi aty i shkaktoi hipotermi ndaj jetoi vetëm dy ditë të tjera dhe këtë radhë, ndërroi jetë me të vërtetë.
Ngjarja ndodhi në Brazil dhe personi ne fjale ishte ky 62 vjeçar që shihni në foto, José Ribeiro.
Ai u shtrua në spital në muajin shkurt i sëmurë me kancer të avancuar në gojë.
Një mjek e deklaroi të vdekur në spitalin e Uruacu, Goia, Brazili qendror, më 29 nëntor 2022.
Trupi i 62-vjeçarit u vendos në një qese dhe u fut brenda një frigoriferi në një morg ku qëndroi për pesë orë.
Më pas u transportua në një agjenci funeralesh.
Por një punëtor aty vuri re se, çuditërisht, se sytë e burrit ishin të hapur dhe ai po merrte frymë.
Më pas 62 vjeçari u dërgua me urgjencë në spital, por vdiq dy ditë më vonë, pasi kishte pësuar hipotermi nga qëndrimi prej pesë orësh në frigorifer.
Mjeku që nënshkroi certifikatën e vdekjes së Ribeiros është pezulluar dhe po hetohet për vrasje nga pakujdesia.