Dy muaj pas lindjes së vajzave, Eni Vasili merr vendimin e bujshëm për emisionin “Open”

Moderatorja dhe gazetarja Eni Vasili pak muaj më parë u bekua me ardhjen në jetë të dy vajzave të saj binjake Sofi dhe Nikol.

Dy muaj nga ardhja në jetë e vogëlusheve, gazetarja iu rikthye studios së ‘Open’ dhe nisi sezonin e ri. Pas programit të parë, inboxi i saj ka shpërthyer nga urimet dhe fjalët e ëmbla të femrave që e ndjekin.

“Sa e fortë je, me dy fëmijë dhe ju riktheve punës”, shkruajnë disa prej ndjekësve.

“Fëmijët janë bekim, jo pengesë. Frymëzimi dhe forca, vjen prej tyre. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen”- shkruan Eni.