Femija dhe familja jane nga gjerat me te bukura ne kete bote.Te kesh nje femi eshte mrekulli por kur i ke tre kjo trefishohet dhe eshte nje nga gjerat me te bukura nje enderr e vertet keshtu ka ndodhur dhe me ciftin Sarah dhe Andy jane nje cift nga Oklahoma, qe kane kerkuar dhe dashur gjithmoone të krijojnë familje.
Ata shkuan tek një ekspert i fertilitetit për të shqyrtuar mundësinë e fertilizimit in vitro, por atyre u kishin thënë se do t’i kushtonte gati 60,000 dollarë dhe se kishin vetëm një shans 10% të shtatzënisë.
Meqenëse nuk kishin shume shanse, ata filluan të shqyrtonin mundësinë e biresimit të një fëmije të porsalindur, dhe kështu procesi që duhej të ndërmerrnin ishte të flisnin me nënat e disponueshme deri në fund kur do të vendosej nëse donin të jepnin fëmijën tek familja e përmendur.
Në fakt, Sarah dhe Andy kishin kontaktuar dy nëna të cilat në fillimisht i pranuan ata si prindër adoptues por më vonë kishin ndryshuan mendje. Por si përfundim, ata patën fat me një nënë e cila vendosi t’i besonte atyre fëmijën e saj. Kur Sara shkoi në vizitë bashkë me nënën për eko, mjeku tha se nuk ishte një fëmijë, por tre! “Uau! Ky eshte nje lajm fantastike.
Është gjithçka që ne donim, “tha çifti kur mjeku u kishte dhene lajmin e papritur.
Të tre foshnjat kanë lindur dy muaj para datës së caktuar dhe i quajtën Joel, Ana dhe Elizabeta.
Dhe gjatë këtyre dy muajve që foshnjat ishin në inkubator, çifti mori një surprizë tjetër në jetën e tyre. Sara ishte shtatzënë dhe ajo kishte ne bark jo vetëm me një fëmijë, por dy!
Ajo gjithashtu lindi femijet e quajtur Abigail dhe Andrea në dhjetor 2013. “Ishim me të vërtetë të ngazëllyer, sepse ishte diçka që ne kishim ëndërruar dhe dëshironim qe ne fillim, “tha Sara për TODAY.