Home TE NDRYSHME Duke filluar nga fast food-et, byrektoret dhe dyqanet e luleve, ja bizneset...

Duke filluar nga fast food-et, byrektoret dhe dyqanet e luleve, ja bizneset qe do te mund te hapen diten e neserme

185
0

Portali Qeveritar E-albania sot ka publikuar një listë te plotë të aktiviteteve që do lejohet të hapen nga dita e hëna.

Në këtë listë, përveç ndërmarrjeve prodhuese lejohet të hapen edhe aktivitetet tregtare si edhe ata që merren me instalime elektrike, hidraulike, dhe disa specialitete të tjera të ndërtimit.

Gjithashtu dyqanet e shitjes së luleve, byrektoret, fast-food, kancelaritë, kioskat ku lejohet shitja e gazetave, do të hapen nga data 20 Prill.

Mirepo pjesë e listës së bizneseve që do të jenë hapur janë edhe tregjet me shumicë dhe pakicë të mallrave elektronikë, elektroshtëpiakeve, ushqimorë, si edhe ato bujqësorë.

Lista me bizneset që do të lejohet të hapen nga dita e hënë mund të shihet ne faqen e e-Albanias.

Që prej 17 marsit, mijëra biznese në Shqipëri janë mbyllur për shkak të masave për të parandaluar përhapjen e koronavirusit në vend dhe ekonomia tashme ka nevoje te rimarre veten pak nga pak.

Me stabilizimin e situatës pritet që të shtohet edhe hapja graduale e bizneseve te tjera bashke me zgjerimin e lëvizjes.

Një tjeter lajm i mire pritet ne ditët në vijim që të bëhet edhe një lehtësim për lëvizjen me makina, ndërkohë që pensionistëve te shtunen iu dhurua një ditë lirie, ndersa te dielen e dedikuan per nenat me femije, e nderkohe qe i gjithë vendi ndodhet në karantinë deri të hënën.