Duami i vogël festoi ditëlindjen e parë/ Ja dhurata e vecantë që i bëri Mirjami

Këngëtarja Miriam Cani, ka publikuar ditën e sotme këngën e saj të re, dedikuar vogëlushit të saj, Duam.

Sot është ditëlindja e parë për Daum dhe në këtë përvjetor të parë, duket se Miriam i bëri atij dhuratën më të bukur dhe më domethënëse, duke thurur një këngë për të.

Ishte vetë këngëtarja ajo që tregoi se kjo ditë është mjaft e veçantë për familjen e tyre, dhe se në këtë ditë të shënuar, ajo i dhuron Duam-it ‘tinguj zemre’.

“Gëzuar ditëlindjen tënde të parë dashuria ime. Këte këngë të thjeshtë por të sinqertë mami e këndoi më shumë dashuri. Një dhuratë me tinguj zemre për ty. Të dua Duam”, shkruan ajo në postimin e e saj në Instagram.