Megjithese numri i te infektuarve duket se po rritet gjate keture diteve
Mjeku Pëllumb Pipero thotë se fundi i epidemisë në vendin tonë ka nisur dhe besojme se kjo do jete ne renie ne ditet ne vazhdim!
Tani e rëndëishme sipas tij është që qytetarët të bëjnë durim dhe të bashkëpunojnë gjer në fund duke zbatuar masat e marra sepse vetem keshtu mund te shpetojme nga kjo gjendje.
Ja si shprehet Pipero:”Fundi i kësaj epidemie ka filluar, në këtë pikë është e domosdoshme njohja dhe monitorimi i situatës, që qytetatarët të respektojnë vendimet e qeverisë.”
Pipero iu kujtoi qytetarëve se e vetmja mënyrë për të shmangur rastet është izolimi.
“Ju them të gjithëve sa kohë nuk kemi mjekim të çertifikuar dhe një vaksinë, e vetmja mundësi për të shmangur rastet, për të ulur kurbën për të mos përmbytur kapacitetet shëndetësore është respektimi i masave të qeverisë.
Është esenciale të durojmë edhe pak.”- vazhdoi ai. Përsa i përket pyetjes që bëjmë të gjithë, “se kur do të mbarojë kjo situatë”, epidemiologu tha se gjysma e majit do të na gjejë shumë më të çliruar se gjysma e prillit.
Dhe shpresojme qe te behet me mire.