Infeksionisti i njohur Arjan Harxhi, thote se:“Një gotë me portokall të shtrydhur nē ditë është mëse e mjaftueshme për nevojat e organizmit. Por në vend të vitaminave, ajo që unë do të sugjeroja fort është përdorimi i probiotikëve, më shumë se çdo gjë tjetër”;
Ai thote se probiotikët janë një lloj bakteri i mirë që jeton brenda sistemit tretës dhe mban të balancuar florën intestinale.
Pesë ushqimet e pasura me probiotikë që duhet t’i konsumoni
Kosi.Kosi dhe produkte të tjera të bulmetit Kosi i prodhuar përmes një proçesi sa më natyral fermentimi të qumështit është një nga burimet më të mira të probiotikëve.
Lakra.Lakra e fermentuar dhe llojet e tjera të turshive,jo vetëm që janë jashtëzakonisht të pasura me vitamina A, B, C dhe E, por janë të mbushura me mikro organizma të shëndetshme.
Çokollata e zezë Mund të tingëllojë e çuditshme, por çokollata e zezë e një cilësie të lartë përmban probiotikë. Këshilla e vetme që mund të kini parasysh është që ta konsumoni përpara ushqimit dhe jo si ëmbëlsirë. Ushqimet e pasura me probiotikë duhen konsumuar përpara çdo vakti.
Bananet dhe domatet
Edhe pse as bananet as domatet në të vërtetë nuk përmbajnë probiotikë, ato shkaktojnë shumëfishimin dhe lulëzimin e baktereve ekzistuese në sistemin tretës.
Buka integrale Nëse dëshironi të ruani ekuilibrin e florës intestinale, është e nevojshme të kufizoni dozën e ushqimeve që shkatërrojnë bakteret e shëndetshme.
Per me shume shikoni videon.