Doni të bëni pushime në Shtator/ Meteorologia e njohur ka lajme te reja për ju

Duket se sezoni turistik në bregdet mund të vijojë lirshëm edhe në fillim të shtatorit. Sinoptikania Lajda Porja nga “Meteoalb” në një lidhje live për “News24” ka thënë se gushti do të mbyllet me mot jo shumë të nxehtë, por të favorshëm për plazh ashtu si 10 ditët e para të shtatorit.

‘’Deri në 25 gushti ka pasur temperatura eksremisht të larta. Fundjava do të sjellë rritje të temperaturave. Gushti do të mbyllet me mot jo shumë të nxehtë, por të favorshëm për bregdet. Shprehja gusht e gunë do të jetë vlefshme për ditët e fundit të gushtit.

Do të kemi vjeshtë të vonuar. Të paktën deri më 10 shtator do të ketë temperature të favorshme, 33-34 gradë Celsius. Do të ketë dhe vlera mbi 35 gradë. Një verë të zhvendosur. Shumë pak reshje, ditë sporadike dhe shumë pak mund të preket zona e bregdetit. Do të jenë temperature shumë të favorshme deri më 10 shtator për të bërë plazh. Shtatori do të ketë shumë temperature të favorshme për të bërë plazh.