Këngëtarja Beatrix Ramosaj, ishte ditën e sotme në emisionin “Fan Club” ku rrëfeu pa dorashka rrugëtimin e saj brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” dhe daljen jashtë.
Trixa u shpreh se ka kaluar në disa faza rikuperimi i saj pas daljes nga BB VIP dhe që tani është shumë mirë.
E pyetur se si u ndje kur Donaldi dëgjoi këngën e saj më të re, dedikuar lidhjes së tyre, Beatrix u shpreh se kur ka parë banorët me lot në sy, ka qarë edhe ajo.
“Është gjëja që kemi jetuar bashkë, është motiv për të dhe e kërkon shpesh”, tha këngëtarja e njohur.
Pjesë nga intervista:
Cila është fraza që ke më për zemër nga kënga?
Fraza që ne kuptoheshim me sy, është fraza më e magjishme. Duke qenë në presionin e kamerave, e duke ditur se mund të thuash një gjë dhe ajo më pas përdoret, kuptoheshim me sy.
Momenti kur ke thënë unë e pëlqej këtë djalë?
Donaldin e kam njohur prej vitesh si person. Nuk kam pasur ndonjë mendim negativ ose pozitiv. Semi dhe ai më janë afruar kur kam hyrë në BB VIP. Kisha krijuar simpati si një njeri, por në asnjë moment që mund ta kisha qejf.
Ishte dalja e Semit që të afroi më shumë?
Pas daljes së Semit, banorët e tjerë na ngacmonin shumë gjatë gjithë kohës, dhe në fillim ka qenë e sikletshme. E kisha qejf në ato momente, një far pëlqimi.
Ti the në një moment “nëse ai ma jep dorën, do hidhem”. Kur e ndjeve?
Në atë moment kur thashë, kur kuptova ndjenjat e mia dhe të atij.
Ti e dije se si ishin komentet nga publiku për lidhjen e mëparshme, si ndihesh?
Duke njohur publikun, fansat lidhen me idetë e çifteve, ku ke çifte që kanë vite të ndarë por ata duan që të jenë sërish bashkë. E dija se do kishte njerëz që nuk do ta pëlqenin lidhjen, por jo që të ishte në këto përmasa kaq të madhe
Mendon se do të jetë një lloj deja vu?
Nuk e përjetoj aq shumë, njerëzit atë punë kanë do flasin. Kam pasur dhe kam hallin e mamit. Ajo është përballur me të gjitha komentet, ky është i vetmi faj. Është e lodhur shpirtërisht, ka sakrifikuar shumë për mua. Pashë kur dola se ishte ok, jo aq keq sa e mendoja. Kam marrë sinjale nga banorët e rinj, të cilët më janë afruar me sytë e mbushur me lot, duke më lënë të kuptohet se jashtë është keq.
Ne ishim çifti që nuk merrnin parashuta, se ato ndikonin dhe ndihesha sikur nuk kisha njeri jashtë.