Nje nder emisionet e ndjekur televizive kete jave ka transmetuar takimin e ciftit Maris Lika-s dhe Fjorela Peto-s te cilet ishin takuar ne bar per tu njohur.
Por u vu re që në fillim, “vrulli” i madh i Marisit, i cili e beri pyetje pa fund dhe komplimente vajzës që kishte zgjedhur për të dalë në takim, e ndersa Fjorela ishte e ftohte dhe e rezervuar deri ne nje moment kur pyetja e djalit e vuri ne siklet.
Pyetja qe e sikletosi ishte “Ke pas marr ëdhënie me meshkuj të tjerë?”, dhe pastaj ajo tha “prite këtë pjesë”, duke iu drejtuar kameramanëve.
Madje edhe në studio u bënë shumë kritika, përfshirë edhe ato nga Arjan Konomi, i cili i cilësoi pyetjet e 25-vjeçarit si një intervistë pune dhe të papërshtatshme për një takim të parë.
Kjo ishte një ndër arsyet pse Fjorela zgjodhi të dilte me një tjetër djalë javën e ardhshme, me Klejdin, i cili i kërkoi edhe një nga takimet 4-minutëshe live në studio.