Mjeku infeksionist i njohur Pellumb Pipero eshte shprehur se gjate kesaj jave sipas tij pritet te arrije piku ne lidhje me numrin e rasteve te reja me koronavirusin. Ndersa pastaj ne javen e trete te muajit janar do te nisi renia.
Megjithate mjeku thote se edhe per rastet e sheruar jane tejkaluara pritshmerite e tyre .
Epidemia tek ne ose pasojat e pandemisë le të themi për fat të mirë nuk e arriti atë kurbën më majë, do të thosha atë kurbën e papërballueshme nga kapacitetet shëndetësore. Kurba ka qenë pak a shumë e zbutur, rritja ka qenë e qëndrueshme, graduale ç’ka tregon një ritëm të përballueshëm nga bluzat e bardha dhe ne e kemi përballuar më së mirë deri tani”.
Më tej Pipero informoi se “kam thënë që, mbështetur në indikatorë të rëndësishëm të kësaj epidemie, unë besoj se kjo javë do të jetë java ku duhet të arrijë pikun, me numrin e rasteve të reja me virusin korona. Java tjetër do të jetë në këto nivele, por me një sheshpushimi jo në rritje më, dhe mandej do të fillojë rënia e rasteve. Unë besoj se në fillim të javës së tretë të prillit numri i rasteve do të fillojë të bjerë, natyrisht gradualisht, por do të fillojë të bjerë dhe shpresoj shumë që krahas rënies së numrit të fillojnë të zbuten edhe masat e qeverisë në raport me lëvizjen dhe rikthimin e aktivitetit ekonomik, pra të rifillojë gjallëria e saj”.