Tashme doktor Pipero eshte mjeku shume i dashur i te gjithe shqiptareve qe prej kohes kur u vendos karantina dhe se fundmi ai ka dale duke dhene disa rekomandime e sugjerime.
“Unë besoj dhe rekomandoj punonjësit që brenda mjediseve të punës të mbajnë maska, të ajrosen, dhe nuk iu kushton asgjë të masin temperaturën në mëngjes para se të shkojnë në punë, por edhe bizneset para se punonjësit të futen në punë.
Krahas masave duhet që të ketë edhe monitorim për të mos lejuar në asnjë rast të kemi raste të reja. Kemi të vështirë të themi nëse numri i rasteve të fundit është normale. E rëndësishme është gjurmimi i rasteve të kontaktit. Do ketë ndryshime numri, por ulja e numrave së fundmi është optimiste”- u shpreh mjeku.
Gjithashtu ai ka dhene edhe nje argument me tone shume shpresedhenes per muajin maj me disa parashikime qe do te na pelqejne.
“Jam optimist, besoj se në Maj do të ketë më shumë lehtësim të rasteve edhe më shumë liri në lëvizje dhe punë.
Krahas lehtësimit të masave duhet medeomos të vijojmë të jemi të kujdesshëm ndaj të moshuarve për sa kohë nuk kemi një vaksinë apo medi. kament, duhet të mësojmë nga ajo çfarë ndodh dhe e kemi të vështirë tëparashikojmë se cfarëdo të ndodhë”.
Shpresojme qe cdo gje te shkoje mire.