Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas komenteve se Shqipëria është duke strehuar qytetarë afganë vetëm se është duke ia kërkuar SHBA.
Përmes një shënimi në Facebook, Rama thotë se Shqipëria po e bën këtë gjest jo se është aleate e SHBA apo anëtare e NATO-s, por për shkak të asaj që në jemi, ndërsa nuk ka nguruar të rikujtojë faktin se në një të shkuar të afërt edhe populli shqiptar ka qenë në të njëjtën pozitë.
Postimi i plotë:
Është kaq shqetësuese të lexosh se Shqipëria po i strehon afganët vetëm sepse na kërkuan SHBA, pasi është qesharake t’u kthesh kurrizin atyre dhe të fa jësosh vetëm SHBA. Ne të gjithë ishim atje si NATO dhe këta njerëz ishin atje për ne, sepse ata besojnë në idealet e SHBA dhe BE.
Shqipëria po e bën atë jashtë përgjegjësisë së saj si një vend #NATO dhe për shkak të asaj që jemi. Ne mund të mos jemi të pasur, por ua kemi borxh miqve tanë afganë në nevojë, dhe i detyrohemi traditës sonë, të kaluarës sonë të afërt si refugjatë, dhe gjithashtu për kujtesën që fëmijët tanë do të trashëgojnë.
Largimi nga këto vlera themelore është turp nga më të mirët e vetes, të historisë sonë dhe të idealeve që bota demokratike supozohet të promovojë jo vetëm me fjalë, por edhe me vepra. #SaveAfghanLives #SaveAfganWomen