Ogerta Manastirliu ka deklaruar sot se ndonëse shifrat e COVID-19 kanë shënuar rritje ditët e fundit dhe ne besojme se nuk duhet te ktehemi ne karantine por duhet te kemi kujdes dhe te jemi te kujdesshem ndaj ruani vigjilencen mos harroni te lani duart.
Ja se si shprehet ajo:“Situata po monitorohet me shumë kujdes. Edhe pse shifrat janë rritur këto ditë, Komiteti i Ekspertëve ka vlerësuar se nuk ka kthim mbrapa por ka nevojë për një vëmendje të shtuar të të gjithë qytetarëve për të respektuar rregullat, që të kufizojmë përhapjen e COVID19, ndërsa sistemi shëndetësor po përgatitet për forcimin e kapaciteteve”, deklarata u bë nga Manastiriu.
Ajo ka thene se:“Sistemi shëndetësor vijon të jetë në gatishmëri. Ne jemi duke u përgatitur për forcimin e kapaciteteve. Siç bëmë me spitalin e ri karantinë, jemi duke përfunduar përshtatjen e një strukture tjetër brenda QSUT, po fuqizojmë kapacitetet për testimet ndërsa po forcojmë kapacitetet me aparatura mjekësore për të përballuar situatën. Ndaj edhe këto 5 autoambulanca që fuqizojnë flotën e Urgjencës Kombëtare dhe 15 respiratorë transporti, e një seri aparaturash jetëshpëtuese do të rrisin kapacitetet ndaj duhet te jeni me te kujdesshem qe te mos perfunoni ne spiatale.