Home TE NDRYSHME Hapet kufiri.Ja kur mund të udhëtoni nga Gjermania?

Hapet kufiri.Ja kur mund të udhëtoni nga Gjermania?

0
0

Koronavirusi ka krijuar probleme te medha me hapjen e kufijve ndaj duhet te jemi te durueshem.

Gjermania të hënën natën do të përfundojë kontrollet kufitare me fqinjët e saj, tha Ministria e Brendshme.

“Kërkesa e një arsye të vlefshme për hyrje nuk do të zbatohet më, përgjatë kufijve tokësor të Gjermanisë, tha të premten një zëdhënës i ministrisë.

Rregullat e relaksuara do të hyjnë në fuqi në mesnatën e së hënës 15 qershor, për të martën.

Komisioni i BE këtë javë nxiti një lehtësim të kufizimeve të udhëtimit brenda bllokut nga 15 qershori, një veprim i mbështetur nga Gjermania.

“Liria e lëvizjes po rivendoset në Bashkimin Evropian,” tha Ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Horst Seehofer para njoftimit zyrtar të BE.

BE gjithashtu u bëri thirrje vendeve anëtare që të heqin të gjitha kufizimet kufitare për udhëtarët e jashtëm që nga fillimi i korrikut, duke thënë se situata e virusit “po përmirësohej shpejt” në shumë vende.
.

Por nga e hëna, gjermanët do të jenë në gjendje të udhëtojnë përsëri lirisht në vendet anëtare të BE-së, si dhe në vendet tjera, si Britania e Madhe, Islanda, Lihtenshtajni, Norvegjia dhe Zvicra.

Shpresojme qe te behet me mire.