Djali i Jozefina Topallit i befason të gjithë, ja me kë është lidhur pas ndarjes me Even

I biri i ish-kryetares së Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topallit, është përfolur kohët e fundit se mund të jetë në një lidhje dashurie me ish-Missin, Çindy Marina.

Edhe pse zërat kanë qarkulluar lart e poshtë ata nuk e kanë pranuar asnjëherë publikisht, deri së fundmi. Ka qenë vetë Çindy e çila ka postuar në InstaStory një foto ku shfaqet së bashku me Genarin. Dyshja duken mjaft të lumtur së bashku duke konfirmuar në këtë mënyrë lidhjen e tyre.

Kujtojmë se më herët, e ftuar në emisionin “Rudina”, Çindy Marina është ngaçmuar nga moderatorja për lidhjen e shumëpërfolur në media me djalin e Jozefina Topallit, por Çindy ka preferuar të mos tregojë duke u shprehur se nuk ka asnjë koment.