Këtë të enjte moderatorja e njohur Bieta Sulo ka festuar ditëlindjen e saj te 35-te. Ndryshe nga vitet e tjera, ky vit e Bieten e ka gjetur në karantinë por për aq kohë sa ajo ndodhet prane me familjen, e ka nisur ditën plot dashuri.
Bieta ka publikuar në profilin e saj të Instagramit disa foto ku shfaqet me vogëlushin e saj Kroi duke luajtur pranë tortës dhe ëmbëlsirave tjeraqe e kane rrethuar ne kete dite te vecante per te. Moderatorja shihet mjaft e lumtur pranë të birit i cili padyshim ia bën këtë ditë edhe më të bukur.
“Dhe na gjeti kështu kjo ditë e vitit të 35-të…”, shkruan Bieta krahas fotove me të birin.