“Dilni nga shtëpia pas 10 ditësh se nuk inf.ektoni njeri”, eksperti shpjegon udhëzimin e ri që u dha tani për covid

Ilir Alimehmeti, epidemiologu i njohur ka sqaruar udhezimin e ri ne te cilin thuhet se nje person me covid19 nuk infekton njeri pas nje periudhe te caktuar

Ai tha se ekziston nje guide teknike e dates 16 tetor nga ECDC qe edhe i thjeshton paksa gjerat dhe eshte e lehte per tu perfshire ne strategjine e cdo shteti, perfshire ketu edhe Shqiperine.

Kjo guide teknike i thjeshton gjerat pershembull duke mos kerkuar nje tampon per negativizim ne momentin qe personi ka qene komplet asimptomatik dhe madje thuhet se pas 10 ditesh mund te dale nga izolimi.

I thjeshton duke thënë se rastet e lehta deri në të moderuara dhe kjo patjetër është edhe vendim i mjekut për të përcaktuar nëse është rast i lehtë apo i moderuar, por sërish thotë se pas 10 ditësh mund të dalësh pa tampon ose mund të bësh edhe dy. Të dyja janë në rregull.
“Tani kuptohet qarte se personi nuk është më inf.eksioz pas një periudhe të caktuar”, sqaroi mjeku.