Konflikti mes Demet Özdemir dhe Hande Erçel po shton çdo ditë e më shumë kuriozitetin e fansave. Sipas fjalëve, oferta e parë për rolin kryesor në serialin “Dünya ile Benim Aramda” i është bërë Hande Erçel, por aktorja bukuroshe e ka refuzuar edhe pse protagonist në serialin e ri është zgjedhur të jetë Kerem Bürsin.
Seriali i ri i platformës Disney Plus, i cili do të bëjë bashkë aktorët e njohur Demet Özdemir, Kerem Bürsin dhe Hafsanur Sancaktutan, është bërë një nga temat më të komentuara të shtypit rozë në Turqi. Pasi Hande refuzoi rolin kryesor për shkak të disa skenave me të cilat ajo nuk përshtatej, roli ju ofrua aktores të cilën e keni ndjekur në serialin “Një puthje në errësirë” në rolin e Sanem, Demet Özdemir.
Fakti që protagonist mashkull është zgjedhur të jetë, partneri i Handes, aktori protagonist i serialeve “Dyshja fantastike” dhe “Kur lind dielli”, duket se ka ndezur tension mes dy aktoreve, tension i cili nuk është pohuar në asnjë nga daljet publike të të dyja aktoreve. Seriali në fjalë pritet të fillojë xhirimet në mars dhe më pas do të transmetohet në platformën digjitale Disney Plus.