Edhe pse kanë kaluar vite nga transmetimi i telenovelës indiane “Bidaai”, sërish publiku i mban mend shumë mirë personazhet dhe historinë e veçantë që trajtonte. Një nga rolet kryesor të këtij seriali ishte edhe Ranviri, vëllai bukurosh i Alekut pas të cilit vajzat çmendeshin.
Roli i Ranvirit e bëri aktorin Kinshuk Mahajan shumë të famshëm në disa vende të botës ku “Bidaai” u transmetua, mes tyre edhe Shqipërinë.
Sot Ranviri është 33 vjeç dhe jeta e tij ka ndryshuar tërësisht. Ai është martuar dhe është baba i dy fëmijëve binjakë.
Ranviri e vazhdon karrierën si aktor, por është edhe shumë i përkushtuar ndaj familjes. Ai poston shpesh foto krah bashkëshortes dhe dy fëmijëve duke i shprehur dashurinë.
Sa i përket pamjes, duket se për Ranvirin vitet janë ndalur pasi aktori vazhdon të duket në super formë.
Më poshtë ju sjellim disa foto të reja të aktorit.