Hueyda El Saied nuk foli ku rrë për sëmundjen që i mori jetën, ndonëse në mënyrë jo të drejtpërdrejtë dha mesazhe të forta, të cilat sot më shumë se kurrë marrin kuptim.
Mesazhi i fortë që dha Hueyda El Saied, edhe pa folur për
Artistja u nda nga jeta për shkak të k ancerit të gjirit në një fazë të zhvilluar, sëmundje që mund të shpjegojë vendimin e saj për të prerë flokët në fillim të këtij viti. Asokohe, njerëzit i komentonin pafund se pse vendosi të priste kaçurrelat që e karakterizonin që prej adoleshencës.
“Jooo, gjithë ato kaçurrela të bukura”, “Si pate guxim”, “Çfarë! Gjithë ato kaçurrela?” ishin disa prej komenteve, mes shumë të tjerave që i vinin në dukje se dukej më mirë me flokët e gjatë.
“Ju lutem, mjaft më shkruajtët ‘rriti flokët’, ‘i kishe më të bukura të gjata’, ‘na mungojnë kaçurrelat e tua’ etj etj. Unë nuk dua nga ju vetëm komplimenta, kam nevojë për këshillat tuaja. Por duhet të kuptoni një gjë: Aktualisht, me këto flokë të shkurtra unë ndihem shumë mirë,” u shpreh Hueyda për komentet.
“Mos je sëmurë?” e pyeste dikush, pyetje të cilës Hueyda iu përgjigj me “po”. Ajo shkruante se nëse do të kishte një shkop magjik dhe “do të kisha mundësinë të ndryshoja jetën time apo pamjen time fizike, duhet të jeni të sigurt që nuk do të filloja nga flokët”.
Mesazhi i fortë që dha Hueyda El Saied, edhe pa folur për.
Në kohën kur njerëzit merreshin me flokët, Hueyda po lufton te me ka ncerin dhe mesazhi i saj na kujton sot se sa të kujdesshëm duhet të tregohemi me fjalët, sado të paqëllimshme apo sipërfaqësore qofshin sepse me ose pavetëdije mund të lëndojmë në çdo moment dikë që vuan.
Ndonjëherë, ose gjithmonë, nëse nuk kemi diçka të mirë për të thënë, më mirë të mos themi asgjë.