Një banor i fshatit Grecalli të Fierit ka treguar se të martën e 16 Nëntorit kur ndodhi ngjarja, ai ishte takuar me Klodian Çalamanin në një lokal paradite rreth orës 09:45.
Për emisionin Uniko nga Spartak Koka në Klan Plus, ky banor ka treguar se Klodian Çalamani kishte kërkuar nga një i njohuri i tyre me profesion murator disa dërrasa për të bërë dy shtylla betoni në hyrje të oborrit të banesës.
Pas kësaj ore, banori thotë se nuk e kishte parë më 38-vjeçarin.
“Unë kthehesha nga qyteti, kisha pirë kafe në një klub në fshatin Daullas. Ka qenë ora 10 pa çerek. Aty më ftoi një shok për një kafe, qëndrova. Nuk zgjati shumë, aty ka ardhur Klodi, se Klodi i thoshim. Ai shoku im është murator dhe ky i kërkoi disa dërrasa donte të bënte dy shtylla për tek porta. Pas asaj unë nuk e pashë më. Ka qenë ora 10 pa çerek. Dërrasat nuk arriti t’i merrte. Bëri kërkesën te ai shoku dhe nuk e di çfarë bëri më pas.
Pastaj unë vajta në shtëpi. Unë kam një biznes të vogël dhe merrem me atë punë. Më vonë erdhi babai i djalit, erdhi pyeti aty mos e ke parë Mateon. Unë thashë që nuk e kam parë. Më pas erdhën dhe shokët e tij se ai punonte në Vlorë dhe e kishin marrë në telefon që ka humbur Mateo. Klodianin nuk e pashë më. Mateo ishte fëmijë i rrallë, ishte fëmijë i zgjuar, ishte fëmijë i bukur. Mateo do na mungojë të gjithëve.
Mateo nuk ishte vetëm i Ligorit po ishte i gjithë fshatit, ishte djalë i zgjuar, ishte djalë i bukur, ishte i shkathët, ishte fëmijë i pastër, nuk di se çfarë mund të them më për atë fëmijë. Nuk e di se si ai ba stard arriti ta vri ste atë djalë”, është shprehur ai.