Tashme Italia ka 16 milion qytetar jane ne zonen e kuqe ku ata duhet te rrine ne shtepi dhe nje pjese e tyre ne karantine.
Qytetarët janë vetë-izoluar në shtëpi, dy vendet më të frekuentuara janë supermarketet dhe farmacia, e ndërsa sa i përket maskave, ajo tha se nuk i përdorin pasi nuk janë efektive dhe se nuk vlejne ato duhet ti perdor vetem ata qe jane te semure.
Spitalet jane te tejmushura dhe kjo ka sjell panik tek njerezit dhe masat qe jane marre si kurre me pare por kjo eshte qe virusi te mos perhapet me shume.
Pjesa më e madhe e punës është bllokuar, bëjmë vetëm minimumin e brendshëm. Jemi vetëkarantinuar, sidomos në rastet kur jemi pak me grip, që të mos rrezikojmë të tjetër dhe kjo eshte menyra per ta larguar virusin.
Rrugët janë bosh. Lëvizje ka vetëm në supermarkete dhe në farmaci. Mbajmë distancën 1 metër që na është kërkuar.
Gjendja është akoma e çuditshme. Është një virus që kalon me shpejtësi drite, kështu sa më të izoluar të tjerë, sidomos personat e moshuar apo patologjik, aq më shumë i quajnë ato. të qëndrojmë sa më shumë në shtëpi dhe të mos udhëtojmë.
Do te ishte mire qe te mos udhetonit nga Shqiperia ne Italine e veriut sidmos te moshuarit.
Kam parë që ka pasur udhëtime në Shqipëri dhe të kundërtën dhe do u rekomandoja të mos lëvizin, të ruajmë të sëmurët dhe të moshuarit.
“Të gjithë familja jonë ka kaluar grip, në këtë moment është e pamundur të konsultohesh me mjekët kur nuk je në simptoma të ekzagjëruara, me një frymëmarrje të vështirë apo temperaturë të lartë, se resurset po përqendrohen tek njerëzit në nevojë. Në rastin tonë, nëse mund të ketë qenë një koronavirus dhe ne po e kalojmë si shumë të tjerë, po e kalojmë në mënyrë normale nuk kemi nevojë për ndërhyrjen e mjekut, nuk kemi mundësinë që ta verifikojmë që a është ai apo një grip tjetër.
Të gjithë jemi në të njëjtën situatë, simptomat janë po ato. Të gjitha japin elementët që mund të jenë ai, por normalisht ka edhe panik dhe psikozë dhe nuk mund të jem e sigurt. Nuk mendoj që jemi imun, megjithatë numra nuk kam dhe nuk jam në gjendje ta konfirmojë apo ta mohojë”.
Por shkencetaret Kinez bejn me dije se pas muajit Prill fuqia e virusit te bie pasi me ngohjen e kohen fuqia e virusit bie.
Video