Javen e ardhshme Shqiperia do te kete nje jave teper te rendesishme ne aspektin shendetesor pasi mund te kuptohet se cilat jane permasat e infektimit nga COVI-19.
Duke u nisur nga Institucionet Shkencore Nderkombetare, tashme e dime se koha qe virusi qendron ne trup pa shfaqur simptoma eshte 14 dite.
Keshtu duke marre parasysh qe data e gjetjes se rastit te pare te infektuar (Pra pacienti 0) ne vendin tone eshte 8 Marsi, perllogaritet qe fundi i periudhes se inkubit eshte diku rreth dates 22 mars kur mendohet te jete kulmi i ketij shperthimi te pare.
Duke u mbështetur në të dhënat zyrtare nga Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) dhe Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH), Gazeta “Si” ka ndërtuar një grafik që tregon se si është shkalla e përhapjes së COVID-19 sipas numrit të të prekurve në Shqipëri duke e krahasuar me Kinën dhe Italinë. Siç mund të vihet re, grafikët ngjajnë në trendin e tyre.
Numri 1 në grafik tregon ditën kur në secilin shtet u shfaq pacienti i parë. Në Shqipëri është data 8 mars, pra 6 ditë më parë.
Megjithate pyetja qe vetvetiu na lind eshte : “Nëse vallë javën e ardhshme, duke marrë në konsideratë izolimin e ndalimin e qarkullimit të qytetarëve në vend, do të ketë rritje të numrit të qytetarëve të infektuar me koronavirus apo përmirësim të situatës?”
Tashme nisur nga ecuria e virusit ne Kine e ne Itali mendohet se edhe data 27 mars mund te jete nje shperthim rastesh, por shpresojme qe ky te mbetet nje parashikim pasi rezultati varet nga efekti qe do kete karantina tek ne dhe masat e marra nga qeveria.
Neve na ngelet vetem te kemidurim dhe te mos alarmohemi nga qendrimi ne shtepi, thjesht te ndjekim rregullat per higjienen pasi gjithsesi eshte me e mira kurdohere.