Pëllumb Pipero mjeku qe e duan te gjithe dhe mezi prezin fjlaet e tij ka bërë një deklaratë shumë të forte per shkak e shtimit te numrit te te infektuarve javen e fundit.
Ai thote se duhet te kemi kujdes dhe studim te ri tregon se koronavirusi nuk po sillet si virus respirator por të parin që po dëmton është truri
Ne në fillim mendonim se ishte virus respirator dhe dëmton vetëm mushkerite.
Shumë shpejt u dëshmua që ky virus jep dëmtime sistemike në organizëm, jep dëmtime të vatrave të vogla të gjakut, jep koauglimin e gjakut, jep koagola në të gjithë trupin, mund të japë infarkt të trurit, të zemrës, dëmtim të veshkave dhe mëlçisë.
Madje ka studime që thonë se dëmtimi i veshkave është i pariparueshëm, i parikthyeshëm. Jep dëmtim sistemik. Ka shumë studime që thonë nuk dëmtohet i pari pulmoni, nuk dëmtohet e para zemra, veshka por dëmtohet i pari truri. Ne kemi pasur raste të kësaj natyre, sjell konfuzion mendor, të folura përçart, përgjumje dhe kemi konkluduar se kemi të bëjmë me dëmtim të qelizës së trurit.
Kemi pasur të paktën 3 raste të tilla, por fatmirësisht kanë qenë dhe janë të rikthyeshme. Megjithatë ka konstatime që mund të mbeten për një kohë të gjatë.
Ende nuk ka studime që tregojnë ngelet apo ngelet i dëmtuar, ende nuk e dimë lë apo jo imunitet sepse duhet të kalojnë 18-24 muaj që të arrijmë në konkluzione domethënë ndaj duhet te jemi te kujdesshem dhe te ruajm vetem dhe familjen tone.