Si pasojë e reshjeve të dendura të borës që kanë përfshirë vendin, Rruga e Arbërit është mbyllur deri në një njoftim të dytë.
Qeveria Rama, përmes një njoftimi zyrtar, ka bërë me dije se ky vendim është marrë për shkak të reshjeve të dendura të dëborës dhe temperaturave të ulëta që shkojnë deri në -17 gradë celsius. Moti i keq ka bërë që Bypasi i Murrizit në këtë rrugë të kthehet në një segment të rrezikshëm për drejtuesit e automjeteve.
Policia u ka bërë apel shoferëve të kalojnë në aksin rrugor Klos-Burrel-Ulëz, dhe të mos shkaktojnë trafik.