Debate te forta në Gjermani/ Ja kur shqiptarët mund të lëvizin të lirë drejt vendeve te BE

Zyrtarisht shqiptarët do të mbeten të izoluar, për të lëvizur drejt vendeve të BE-së të paktën deri më 16 gusht. Shanset shihen thuajse zero që qëndrimi i BE të ndryshojë në mes të muajit dhe mundësitë më të mëdha janë që edhe vjeshta t’i na zërë të izoluar.

Nëse gjatë gushtit, Shqipëria nuk do të raportojë raste në rritje me Covid-19 apo numër të lartë vdekjesh si pasojë e koronavirusit, është vënë sërish në pikëpyetje hapja e kufijve. Vështirë të bëhen parashikime, për faktin se shkencëtarët po paralajmërojnë një valë të dytë. Gjthsesi, rasti më i mirë është që vala të mos vijë dhe kufijtë të rihapen në e fundit të vjeshtës.

Nëse kjo do të ndodhë, çdokush që dëshiron të shkojë në një nga vendet e mëdha të BE, duhet të paraqesë në kufi tamponin, pasi Gjermania po debaton që të mos e marrë përsipër një gjë të tillë, kur të hapen kufijtë me vendet e treta.

Zyrtarët më të lartë të Gjermanisë, raporton NOA.al, “lidhur me rivendosjen e kufijve të brendshëm në të gjithë Bashkimin Evropian, e ka përjashtuar atë si një mënyrë opsionale për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të Koronavirusit, në të ardhmen.

Me rritjen e numrit të rasteve të Covid-19, jashtë Gjermanisë, si dhe një rritje të infeksioneve në Evropë, teksa filloi rihapja e kufijve, politikanët gjermanë dhe autoritetet shëndetësore po debatojnë për masat e reja që do të merren, mbi lëvizjen, me qëllim parandalimin e një vale të dytë.

Megjithë një propozim të Ministrisë gjermane të Shëndetësisë për të bërë testimin për COVID-19 të detyrueshëm në të gjitha portet e hyrjes në Gjermani, autoritetet kanë përjashtuar futjen e kontrolleve kufitare, të cilat janë një domosdoshmëri për testet që do të kryhen në kufijtë tokësorë.

Ministri i Brendshëm gjerman Horst Seehofer është në mesin e atyre që ka dalë kundër kontrolleve të reja kufitare midis Gjermanisë dhe fqinjëve të saj.

“Nuk mund ta imagjinoj rivendosjen e kontrolleve kufitare në të gjithë Gjermaninë,” tha ai, duke theksuar “problemet e mëdha politike” me të cilat Gjermania është përballur me javë të tëra për shkak të kontrolleve të përkohshme kufitare me Austrinë, Danimarkën, Francën, Luksemburgun dhe Zvicrën.