Një 49-vjeçar, banues në Belgjikë është plagosur dhe për pasojë ka përfunduar në Spitalin Rajonal të Elbasanit. Ngjarja ka qenë e tillë: Pasi ka gjetur mbyllur portën e hotelit ku po rrinte, ai ka tentuar të kapërcejë murin rrethues, por nuk ia ka dalë dhe është rrëzuar. Shtetasi V.K ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i Policisë:
Elbasan/ Informacion paraprak. Më datë 12.09.2021, rreth orës 01:30, shtetasi V.K., 49 vjeç, banues në Belgjikë, pasi ka gjetur portën e jashtme të hotelit ku rrinte të mbyllur, është ngjitur nga muri i jashtëm rrethues i hotelit dhe më pas është rrëzuar aksidentalisht dhe ndodhet në Spitalin Rajonal Elbasan, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.