Home TE NDRYSHME Ç’po ndodh në rajon? Java nis sërish me temperatura “Ferri”, termometri do...

Ç’po ndodh në rajon? Java nis sërish me temperatura “Ferri”, termometri do shënojë deri në 47 gradë C

404
0

Autoritetet greke kanë parashikuar që kushtet ekstreme të motit do të shoqërojnë rajonin deri më 6 gusht. Meteorologët theksojnë se Greqia ka hyrë në një valë të nxehti historik.

Të hënën temperaturat pritet të arrijnë kulmin në nivel lokal duke kapur vlerat e 47 gradë Celcius. Sipas ekspertëve kjo valë e të nxehtit është një ndër më ekstremet në vitet e fundit, dhe konsiderohet si historike.

Shërbimi kombëtar meteorologjik ka lëshuar një buletin emergjent për paralajmërimin e fenomeneve ekstreme të motit që do të jenë prezente përgjatë gjithë javës së ardhshme.

Dy ditët e para të kësaj jave konsiderohen ditët më të vështira, ndërsa rënia e lehtë nis nga e premtja në Greqinë Perëndimore, qendrore dhe veriore.