Home TE NDRYSHME Covid-19, gazetari i njohur: Është e kotë të shpëtosh pleqtë, obezët dhe...

Covid-19, gazetari i njohur: Është e kotë të shpëtosh pleqtë, obezët dhe duhanpirësit, ata brenda dy viteve…

234
0

Ne fillim ishte gafa dhe më pas kerkesa e faljes e vonuar, pasi u kuptua qe deklarata e tij shkaktoi zhurmë të madhe.

Kjo është deklarata e bërë nga gazetari Jort Kelder, me anë të një postimi në Twitter, duke folur për emergjencën e koronavirusit:

“Po shpëtojmë 80-vjeçarët, obezët dhe duhanpirësit. Është mirë që të peshohen interesat, pasi kushedi sa dëm ekonomik do të sjellë shpëtimi i disa njerëzve që me siguri do të vdesin brenda dy vitesh”.

Megjithate ky mesazh i 55-vjeçarit holandez, ngjalli polemika të shumta, për shkak se Kelder është mik i afërt me Kryeministrin Mark Rutte.

Mirepo pas valës së kritikave, ai u mundua që të riparojë gabimin duke shkruar me pas, “Nuk po këshilloja të mos kurohen të moshuarit dhe obezët. Le të mundohemi ti ndihmojmë, por ama duhet ti kushtojmë vëmendje edhe ekonomisë. Mendojmë gjithnjë për shëndetin, por a jemi të sigurtë se ka më shumë prioritet ne keto raste se ekonomia?”