Mbrëmjen e djeshme ka nisur festivali i muzikës italiane ‘Sanremo’.
Një skandal i vërtetë ka ndodhur gjatë performancës së këngëtarit italian, Blanco i cili ishte i ftuar special natën e parë të këtij festivali.
Në momentin që performance e tij ishte në gjysmë shihet të shkatërrojë çdo gjë që i del përpara.
Fituesi i sezonit të kaluar të kompeticionit më të rëndësishëm të muzikës italiane, nuk dëgjonte veten në kufje gjatë performancës së këngës “L’isola delle rose” dhe për këtë arsye dëmtoi gjithçka që skenografia kishte parashikuar.
Publiku nuk e pranoi këtë reagim të këngëtarit të ri dhe nisi të fishkëllente, por artisti u duk i pashqetësuar nga kjo gjë duke thënë se për shkak të problemit me audion zgjodhi të argëtohej.