TEPELENË-Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në mëngjesin e sotëm në qytetin e Tepelenës ku mësohet se shtetasi L. N., 42 vjeç, ka goditur me thikë, bashkëshorten e tij, shtetasen F. N., 40 vjeçe, dhe më pas ka goditur veten me thikë.
Pas ngjarjes ata jane shtruar në spital dhe gjendja e tyre është stabilizuar.
Ngjarja ka ndodhur në orën 9e40 të mëngjesit dhe policia është duke zbuluar rrethanat e ngjarjes.