Cifti shkoi me pushime në Greqi por nuk i besojnë syve kur u vjen fatura kaq e lartë

Theodora McCormick, nje avokate 50 vjeç, tha se ajo dhe burri i saj u mashtruan me një faturë prej 557 dollarësh për disa ushqime deti dhe katër pije në barin DK Oyster.

Ky çift i Nju Xhersit janë të fundit që e pësuan nga restoranti famëkeq në Mykonos pasi paguan gati 560 dollarë për një faturë qesharake.

Per te shpjeguar si ndodhi, McCormick tha se ajo dhe burri i saj po kërkonin një taksi për në hotelin e tyre gjatë ditës së fundit të pushimeve të tyre në Greqi, kur panë jashtë restorantin DK Oyster ku ata menduan të telefononin një taksi brenda.

“I thashë burrit tim, ‘Oh, pse të mos thërrasim një taksi dhe nërkohe të pimë një pije,” tha ajo. “Por Ky ishte gabimi im i madh.”-u shpreh ajo.

Dhe kur kerkuan një menu kokteji, McCormick tha se kamarieri nuk solli një të tillë por në vend të saj renditi opsionet e pijeve me zë dhe ata bene zgjedhjen e tyre pa i pare cmimet. “Ishte Mykonos, e dinim që do të ishte qesharake. 250 euro e gjitha këtë po mendonim, – tha ajo, – “Por kur morëm faturën dhe ishte rreth 500 euro.”


“Burri im tha, ‘duhet të ketë një gabim’. Ajo tha se kur ata u ankuan ‘një grup burrash të mëdhenj e të egër’ i rrethuan derisa ranë dakord të paguanin faturën. “Ata nuk kanë kameriere femra”, shtoi ajo.

Fatura e majme e McCormick vjen një javë pas faturës së një çifti të ri kanadez me 410 dollarë për një birrë dhe një koktejl në po të njëjtin restorant.

Mesa dukej ai ka një seri komentesh të këqija në TripAdvisor që paralajmërojnë vizitorët në Mykonos për çmimet e tij të tepërta.

Megjithate pronari i Dk Oyster, Dimitrios Kalamara, thotë se klienët që ankohen duan të tërheqin vëmendjen dhe kerkojne ne kete menyre te paguhen per tu bere influencer.

Keshtu qe nje keshille per te gjithe kur udhetoni jashte kontrolloni komentet ne tripadvisor ose booking dhe vleresimet qe klientet shkruajne per baret apo restorantet qe shikoni perqark