Çfarë do ndodhë me motin gjatë fundjavës? Meteorologu sapo na paralajmëroi: Në 4 vite është…

Meteorologu Hakil Osmani ka deklaruar pak më parë se emperaturat e larta kanë qenë shkak për zjarret në vendin tonë, ndërsa thekson se në fundjavë do të kemi rënie temperaturash.

“Fundjava do të sjellë sërish në rritje të lehtë me 1 deri në 2 gradë. Jo vetëm vlerat maksimale kanë qenë problematike por edhe ato të mbrëmjes edhe mëngjesit. Ky korrik ka qenë më i nxehtë se vitet e kaluara.

Fundi i korrikut ka sjellë edhe vlera 43 gradë që është vlera më e lartë në katër vitet e fundit. Në 15 ditëshin e dytë të gushtit pritet stabilizim duke bërë që temperaturat maksimale të shkojnë deri në 35 gradë. Nuk përjashtohet mundësia e valëve të të nxehtit edhe në 15-ditëshin e dytë nëse prekemi nga vala afrikane”, u shpreh Osmani.