“Çaji është ilaçi i njerëzve të mençur” receta e çajit kundër gripi

Nëse e thua me zë apo shkruan një status në rrjetet sociale për ardhjen e vjeshtës dhe nuk ke gjerbur ende një gllënjkë çaj apo një pije tjetër të ngrohtë, po të them që nuk e ke lejuar ende vjeshtën të vijë tek ti. Mua më pëlqen shumë të përgatis çajra për vete dhe për familjen, me fruta të stinës, si dhe me bimë e erëza që kultivohen në vendin tonë. Këto kombinime janë të thjeshta dhe lehtësisht të realizueshme nga çdokush.

Një shprehje aziatike që thotë: “Çaji është ilaçi i njerëzve të mençur” ndaj më poshtë ju sugjeroj recetën e çajit kundër gripit (një çajnik për 4-5 persona me 1.5 litër ujë të valuar)

ÇAJ KUNDËR GRIPIT
»» 10 kokrra trëndafil i egër
»» 2 gjethe dafinë
»» 1 spec i kuq djegës
»» 2 rrënjë turmeriku
»» 1 degë rozmarinë