Burri e la për një vajzë 20 vite më të re/ Këngëtarja e njohur Alma Bekteshi publikon për herë të parë foto me djalin

Alma Bektashi është nga zërat emblematik të skenës sonë muzikore, qe ndër vite ka pasur shumë paraqitje skenike.

Alma, vitet e fundit ka qenë më tepër aktive në spektakle për zbulimin e talentëve, ku ishte pjesë e jurisë.

Këngëtarja, duket se nuk e ka ndërmend të kthehet më me ndonjë këngë a projekt muzikor, siç bënte një herë e një kohë.

Ndryshe, Alma është tejet e lumtur në jetën private, pavarësisht thashethemeve që qarkullojnë.Këngëtarja thotë se djali i saj Oresti është gjithçka për të.