Humbja e peshës në një mënyrë të shëndetshme është një arritje pozitive dhe që ndryshon jetën në disa raste.
Mirëpo një bashkëshort i shkatërruar ka shpjeguar se si udhëtimi i tij i suksesshëm për humbjen e peshës i shkaktoi prishjen e martesës pasi gruaja e tij nuk dobesohej dot.
Pasi bënë një bilanc të jetës së tyre, çifti mbipeshë vendosi të riparonte zakonet e tyre, por kjo gjë pati rezultate të zymta për të dy.
Burri tregon se si gruaja e tij u bë ‘armiqësore’ ndaj tij pasi filloi të humbasë disa kile dhe të dukej më mirë.
Në fillim të dy u regjistruan në palestër dhe mbanin regjim ushqimor. Kur pa mbushur 1 muaj burri ra 4.5 kg gruaja e tij vendosi të hiqte dorë nga palestra dhe nuk vazhdoi rrugën me bashkëshortin. Madje burri tregon se ajo e la atë të flinte në dhomën e miqve dhe përfunduan duke folur vec me mesazhe e vetëm për porositë që bënin në internet.
Bashkëshorti i mërzitur thotë se gruaja e tij e bëri fajtor atë dhe harroi se kishin 12 vjet martuar. Ajo madje i thoshte se i kujtonte ata që e kishin bullizuar në kohët e shkollës dhe nuk mund ta shihte dot ashtu sic ishte bërë.
Në rrjete sociale gruaja shkruante “Ne të gjithë mund të ndryshojmë vendin ku jetojmë jo veten”. Kjo ishte e drejtuar bashkëshortit të saj i cili tashmë kishte një jetë të shëndetshme dhe një rutinë ditore stërvitore.
Bashkëshorti tashmë ankohet se gruaja i kishte dërguar një kërkesë për divorc vetëm me anë të një mesazhi ku shkruante:
“Më vjen keq që ta bëj këtë me ty, por nuk jam më e tërhequr nga trupi yt i ri dhe qëndrimi yt i ri. Nuk e kisha menduar kurrë se ti do të më kujtoje ata që më kanë bullizuar, por kjo është pikërisht ajo që po bën; Do kontaktoj një avokat divorci të hënën në mëngjes.”
Pavarësisht nga nivelet e krizës që ka arritur martesa e tyre, burri tani dëshiron ta rifitojë atë dhe t’i kthejë gjërat në rrugën e duhur me të. Por shumë komentues e kanë paralajmëruar që ta linte të shkojë, duke theksuar se kjo është padyshim shumë më e thellë se humbja e peshës./shiko.news