Brumi me i përsosur për pica mund të bëhet vetëm kështu.video

Për të përgatitur brumin për pica nevojitet që të keni maja birre, ujë të ngrohtë, miell, kripë dhe vaj ulliri. Disa receta kanë të shkruar se në brum ka nevojë për të shtuar pak sheqer ose mjaltë, por të tjerë thonë se jo gjithmone pasi nuk shihet se është një përbërës i domosdoshëm.

Sipas “RecipePizza.com”, për ta përshpejtuar procesin e ardhjes së brumit, mund ta vendosni brumin në një vend të ngrohtë, megjithatë e mira që brumin ta lini të vijë sa më natyrshëm. Kjo etapë mund të zgjasi nga një deri në dy orë, prandaj duhet ta shikoni me sy se kur brumi vjen në madhësinë e duhur.

Sugjerohet që ta ngrohni paraprakisht furrën ndërkohë që prisni që brumë të vijë. Pastaj i jepni formë duke e vendosur në një dërrasë druri të lyer lehtë me miell dhe duke e pudrosur lehte me miell sipër e hapni në formë të sheshtë si petull. Në fund mbajeni mbi një grusht dhe pastaj hapeni duke e tërhequr butësisht brumin e duke vendosur poshtë grushtin tjetër dhe rrotulluar për qark.

Nëse e keni të vështirë provojeni ta hapni me okllai të trashe se sa i trashë ose i hollë ju duhet për të bërë një picë të shijshme. Brumi i picës pa problem mund të mbahet në frigorifer për disa ditë. Mbuloni topat e brumit me mbështjellëse plastike, duke i lënë pak hapësirë ​nga njëra tjetra, pasi brumi shtohet edhe gjatë kohës që do të rrijë në frigorifer.

Gjithashtu, keni mundësi edhe ta ngrini brumin dhe ta mbani në frigorifer për disa muaj.