Brataj zbulon “sekretin” e Komitetit Teknik: Do hiqen maskat, ora policore do zgjatet

Skënder Brataj, drejtori i Urgjencës Kombëtare i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin Open, ka folur në lidhje me masat që do të merren ditën e nesërme. Kreu i Urgjencës Kombëtare, një nga anëtarët e Komitetit Teknik të Ekspertëve tha se mendimi i tij ishte që të hiqej maska në ambiente të hapura. Ndër të tjera, ai tha se edhe ora policore do të zgjatet, por nuk mund të hiqet krejtësisht.

Më konkretisht, Brataj u shpreh se:

Pandemia po mbaron, por nuk varet vetëm nga Shqipëria. Përfundim nuk mund të them, por përmirësim po. Masat do të hapen, por fatkeqësisht njerëzit pasi janë lodhur nga masat do fillojnë të neglizhojnë shumë gjëra. Nuk e kemi munduar ende Covid-in. Në 3-4 javë mund të bëhet një shpërndarje aq e madhe saqë të hap probleme. Nesër do të flasë Komiteti Teknik dhe padiskutim që do të lirohen masat, jo të gjitha pasi do të jetë çmenduri. Unë do të filloja me maskën në ambientet e jashtme, të hiqet se dhe temperatura bën të vetën, vaksinimi. Përsa i përket orës policore jam i mendimit që të zgjatet, por jo të hiqet fare.