Varianti DELTA tashmë qarkullon pothuaj kudo në Shqipëri. Kreu i Shërbimit të Urgjencave, Skënder Brataj shprehet se pavarësisht konfirmimit të rasteve me variantin indian, e rëndësishme është se ky variant nuk po tregon një agresivitet më të madh se i kaluari.
“Ky variant do të mbizotërojë me të gjitha mutacionet, Delta ka edhe 3 variante. Për fat të mirë, ky variant nuk po tregon një agresivitet më të lartë, përkundrazi po tregon se ata që kanë kryer vaksinën nuk po përfundojnë në spital. Periudha e inkubacionit është 2-3 ditë më e vogël se varianti i mëparshëm”.
Brataj përmend edhe simptomat e variantit Delta. “Ky variant ka më tipike rrufën, që paraqitet me sekrecione nga hundët, dhimbje fyti, dhimbje koke, por edhe me të vjella dhe diarre. Numri i pacientëve në spital na bën të jemi të qetë”, tha Brataj në një intervistë televizive në A2.