Bora Zemani mungon përsëri sonte cfare po ndodh me te?

Edhe sonte Bora Zemani do të mungojë në Për’puthen.

Për shkaqe shëndetësore kjo është puntata e dytë në të cilën Bora nuk do jetë prezente, shkruan lajmi.net.

Dje ajo u zëvendësua nga konkurrentja Ana Lleshi ndërkohë që në Prime ajo do të zëvendësohet nga moderatorja kosovare Elita Rudi.

Njoftimi është bërë i ditur nga një faqe e njohur në instagram ku ka treguar ngjarjet më kryesore që pritet të ndodhin në Për’puthen Prime.

Nuk dihet ende se kur do të kthehet Bora Zemani në emision dhe a do jetë Elita zëvendësuesja e saj për aq kohë sa do të mungojë ajo.

Theksojmë se si çdo të shtunë edhe sonte Për’puthen Prime mund ta ndiqni në ora 21:00./Lajmi.net/