Bonbone në kushte shtëpie për 15 minuta

Nuk janë të paketuara, nuk përmbajnë çokollatë, por kanë një shije të mrekullueshme. Përgatitja e tyre në shtëpi të jep një ndjenjë kënaqësie, sidomos në rastet kur përfshihen dhe të vegjëlit. Përgatitini dhe mbajini si një ëmbëlsirë të shijshme, zëvendësuese perfekte të kafesë.

Përbërësit:

2 gota qumësht

2 gota sheqer

20 gram gjalpë

1 lugë çaji me kafe

Përgatitja:

Një një tenxhere të vogël hedhim qumështin, sheqerin dhe më pas shtojmë gjalpin. I trazojmë duke i lënë fillimisht në flakë të lartë. Pas pak shtojmë edhe kafenë e cila shërben për t’u dhënë ngjyrë.

I lëmë të ziejnë derisa përbërja të marrë trajtën e një mase të trashë.

E ulim pak flakën, por jo deri në fund, në mënyrë që masa e përgatitur mos të ngrijë. Me anë të një luge hedhim pak nga brumi tek fundi i shtrydhëses së limonit për t’u dhënë formë një e nga një.