Blendi Fevziu prek në zemër me rrëfimin për fëmijët/ Më ka bekuar zoti me time bija: I dua shumë

Blendi Fevziu rrëfeu se me bashkëshorten e tij ka plot 23 vite. Ai u shpreh se pas kaq shumë vitesh raporti mes tyre është një marrëdhënie shumë normale dhe shtoi se me kalimin e viteve dashuria pëson transformime, por mjafton që të mbetet e njëjtë.

“Vjen një moment që bëhet aq shumë i rëndësishëm njeriu që ke në krahë, aq sa kur nuk e ke, të krijohet një lloj be zdie dhe do ta kesh aty pranë”, tha ai.

“Janë një bekim i rrallë” tha drejtuesi i emisionit ”Opinion” sapo u përmendën dy vajzat e tij. Ai zbuloi se vajzës së vogël i ka qëndruar më shumë afër dhe tregoi se është shumë i lidhur me të.