Blendi Fevziu me pushime në Bahamas, fotografohet me vajzën e tij të vogël

Prej disa ditësh Blendi Fevziu ndodhet me pushime në Bahamas, nga ku ka postuar plot foto e video nga pamjet e mrekullueshme që të ofron natyra e plazhet atje…
Foto e fundit e postuar nga moderatori është e adhurueshme pasi në të shfaqet edhe Alis, vajza e vogël e Blendit e cila e shoqëron në këtë udhëtim.

Në një tjetër foto moderatori tregon se ka kapur një peshk gjigant teksa Alis e sheh me kureshtje.

Kujtojmë që Blendi ka një marrëdhënie shumë të bukur me dy vajzat e tij të cilat i merr shpesh në udhëtime, siç ishte edhe udhëtimi në Maçu Piçu vend të cilin moderatori e vizitoi me vajzën e madhe, Mishel e disa të rinj.