Shkencëtarët zbuluan se bimët që mbahen në shtëpi mund të largojnë pluhrat kancerogjene nga ajri i brendshëm
Një studim sugjeron se mbushja e shtëpisë tuaj me bimë mund të ndihmojë në uljen e rrezikut të zhvillimit të kancerit.
Shkencëtarët në Sidnei, zbuluan se bimët e shtëpisë mund të largojnë tymrat toksikë, duke përfshirë ndotësit që shkaktojnë kancer, nga ajri i brendshëm.
Në një studim të parë në llojin e tij, studiuesit nga Universiteti i Teknologjisë i Sidneit (UTS) testuan aftësinë e bimëve për të pastruar avujt e benzinës – një nga burimet kryesore të përbërjeve toksike që gjenden në ndërtesa në mbarë botën.
Bimët e studiuara hoqën me sukses 97 për qind të tymrave më të dëmshëm nga ajri në vetëm tetë orë dhe vahdoi akoma në orët në vazhdim.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), ndotja e ajrit në familje shkaktoi 3.2 milionë vdekje të parakohshme globalisht në vitin 2020.
“Jo vetëm që bimët mund të largojnë shumicën e ndotësve nga ajri brenda disa orësh, por ato largojnë ndotësit më të dëmshëm të lidhur me benzinën nga ajri në mënyrë më efikase”, tha Profesori i asociuar Fraser Torpy.
Lloji i bimëve të përdorura për studimin ishin Drdhka e Djallit (Scindapsus Aureus), Bima e Merimangës (Chlorophytum) dhe Bima e Shigjetës (Syngonium).