Bill Gates jep datën kur përfundon pandemia, por paralajmëron dicka tjeter

Miliarderi i njohur Bill Gates ka parashikur një datë se kur do të marrë fund Covid.

Themeluesi miliarder i Microsoft tha per Sky News se bota “do të kthehet në normalitet deri në fund të vitit 2022”.

Gates tha se Mbretëria e Bashkaur dhe SHBA duhet të ndihmojnë ato kombe me “programe vaksinimi më të ngadalta për të largua pandeminë edhe nga pjesa tjetër e botës”.

Por vetë Gates paralajmëroi se bota duhet të mësojë nga sukseset dhe gabimet e bëra gjatë pandemisë për t’u siguruar që ajo është e përgatitur për “krizat e ardhshme”.

“Disa nga vendet e pasura, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Mbretërinë e Bashkuar, do të arrijnë nivele të larta të vaksinimit këtë verë”, shpjegoi Gates i cili më pas shtoi se kjo duhet të pasohet me vaksinimin e të gjithë botës deri në fund të vitit 2021 apo edhe deri në vitin 2022. Ne mund të mos e kemi zhdukur virusin, por jemi në gjendje ta reduktojmë në një numër shumë të vogël deri në fund të vitit 2022″, tha Gates.

Jo shumë kohë më parë Gates kishte identifikuar dy kërcënime të tjera për planetin: “Ndryshimi i klimës i lidhur me pandeminë pikërisht për shkak habitateve të reja dhe bioterrorizmit”, domethënë përdorimit të qëllimshëm të përbërësve biologjikë në sulme, sabotime, masakra ose kërcënime. “Kjo do të sillte një numër më të lartë vdekjesh sesa pandemia aktuale”, parashikoi ai.