Bieta Sulo jep lajmin e bukur në emision për një fëmijë të dytë

Moderatorja Bieta Sulo është nënë e një djali dhe shumë e përkushtuar ndaj tij, por ajo nuk e ka përjashtuar mundësinë që në të ardhmen ta bëjë vogëlushin me vëlla ose një motër të vogël.

Muajin e kaluar gjatë emisionit “Ftesë në 5”, metë ftuarë ishte Ermira Çausholli, nxiti Bietën që të bëjë një fëmijë të dytë.

Që pas këtij emisioni, Bieta ka marrë plot komente që i sugjerojnë ta bëjë sa më shpejt një tjetër fëmijë.

Bieta kishte të ftuar Erjona Rusin dhe gazetarja e njohur u shpreh se është bërë pishman që nuk ka bërë një fëmijë të dytë duke i sugjeruar Bietës ta bëjë fëmijën dytë para se të bëhet pishman.

“Më janë vënë të gjithë nga pas këtë sezon…”, tha Bieta duke qeshur dhe videon e ka postuar në Instagram duke treguar se deri në fund të vitit mund të vijë lajmi i ëmbël. “Kaq sa me jane qepur kete fillim 2020-e, me duket se fundviti… do jete realiximi i detues”, shkruan Bieta.