Bie nga kati i dytë i baneses. Humb jeten korcari diten e sotme

Diten e sotme ka humbur jeten nje 68 vjecar ne qytetin e Korces pasi ai ka rene nga kati i dyte i nderteses ku ai jetonte.

68 vjecari ka hipur ne tarracen e baneses dhe aksidentalisht eshte penguar dhe eshte rrezuar ne oborr.

Si pasoje e demtimeve te shumta ne trup ai ka humbur jeten. Ngjarja ka ndodhur ne fshatin Pulahë.

Policia ka shkuar ne vendngjarje per te zbardhur shkaqet e humbjes se jetes te 68 vjecarit.shiko.news